Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

“Çmenduria” politike në Kosovë/ Abazi: Vendi, në regres. Përgjegjësia e shumicës për dialog politik

schedule17:23 - 28 Prill, 2026

schedule 17:23 - 28 Prill, 2026

Është shtyrë për në orën 19:00 vazhdimi i tretë i seancës për zgjedhjen e presidentit në Kosovë. Në rast se presidenti nuk zgjidhet deri në mesnatë, Kosova do të përballet me zgjedhje të reja parlamentare.

Një ditë më parë Lëvizja Vetëvendosje propozoi dy kandidate për presidente: Feride Rushitin dhe Hatixhe Hoxhën.

Ish-zëvendëskryeministri Haki Abazi tha se shumica ka siguruar fonde përmes buxhetit prej 4 miliardë eurosh për të ndikuar votat dhe ka braktisur institucionet.
Ai theksoi se përgjegjësia për dialog dhe formim të qeverisë bie mbi shumicën, duke shtuar se qasja aktuale përfaqëson regres.



“Këto alarme janë bërë për të mos qeverisur, por për të krijuar kriza politike. Aprovoi buxhetin 4 miliardë euro, pra siguroi fondin për të blerë vota me para publike dhe abandonoi institucionet. Nëse nuk qeveris me 51 për qind, çfarë dëshiron?

Kërkon konflikt, nuk kuptoj ende se pse një pjesë e opinionit nuk e kupton që po bën regres. Në kuptimin ideologjik është një e majtë ekstreme. Meqë nuk ke vota, përgjegjësia bie te ai që ka shumicën, që ka detyrë të negociojë dhe të mbledhë forcat e tjera. Ju keni marrë vendimin e qytetarëve dhe ju jeni përgjegjës për dialog politik brenda shtetit.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!