Ndërsa kryeqyteti po “përvëlohet” nga temperaturat e larta situata paraqitet krejt ndryshe verilindje të vendit. Siç duket edhe nga pamjet, Kukësi është përfshirë nga një stuhi me erëra të forta. Për pasojë ka pasur shkëputje të energjisë elektrike në disa zona.
Nga pamjet shihet se qyteti është thuajse i shkretë pa lëvizje, ndërsa erërat e forta kanë rrëzuar çdo gjë që mund të jetë e lehtë si boçet e pishave, apo degë pemësh etj.
Kujtojmë se nga të njëjtat kushte moti është përfshirë ditën e sotme edhe një pjesë e Kosovës. Në Prishtinë madje ka pasur edhe pasoja tragjike. Një qytetar ka ndërruar jetë si pasojë e lisave të rrëzuar në qendër të qytetit ndërsa një grua ka mbetur e lënduar. /abcnews.al/