Shqipëria feston 80 vjetorin e Çlirimit nga pushtimi nazist në Luftën e Dytë Botërore. Krerët më të lartë të shtetit kanë kryer homazhe në Varrezat e Dëshmorëve.
Në ceremoni ishin të pranishëm p Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali.
Gjithashtu homazhe kryen kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ministra dhe deputetë të mazhorancës, të cilët vendosën kurora me lule pranë monumentit “Nëna Shqipëri”, për të nderuar ata që sakrifikuan jetën për liri.
/abcnews.al/