Cirku kombëtar në “ngërç”

schedule16:25 - 23 Tetor, 2019

schedule 16:25 - 23 Tetor, 2019

Në prag të 60 vjetorit,  Cirku Kombëtar  ndodhet në ngërc  institucional, pa drejtor dhe pa projekt të miratuar për galan e madhe. Mjeshtri i Cirkut Pavli Sallata thotë se prej vitesh profesionistet e studios  që ushtrojnë  talentet e reja  janë përjashtuar nga çdo gjë.

Nga kjo arenë cirku kanë  dalë talente që befasojnë  edhe skenat e  botërore ,siç është Kejsi Bardhi, e cila mahnit jurinë e spektaklit supertalentet në Gjermani. Por mjeshtri i cirkut Pavli Salla thotë se tashmë drejtuesit kanë përzënë në rrugë.

60 vjetori i Cirkut Kombëtar, duhet  të ishte fest, por sipas artistit dhe kryetarit të sindikatës së Cirkut Kombëtare Julian Kazazi ky përvjetor i ka gjetur në një ngërç institucional. Pa drejtor pas dorëheqjes së Saimir Cilit dhe  pa miratimin e projektit të  mbrëmjes gala edhe drejtoresha e komanduar , sekretarja e përgjithshme e ministres se Kulturës , Entela Cipi  nuk i ka takuar asnjëherë, sipas Kzazit.

Ndërkohë që artistët , vazhdojnë punën në arenën për premierën Katedralja e  Parisit./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!