“Cirku për ne ishte privilegj, por e shkatërruam”, Met Selimi: Këshilla ime për talentet e reja

schedule11:37 - 7 Shkurt, 2025

schedule 11:37 - 7 Shkurt, 2025

“Fëmijët për mua kanë qenë pjesë e jetës dhe jeta ime i përket atyre. Kështu që, sa të jem në këtë formë dhe në këtë gjendje profesionale, do jem gjithmonë me fëmijët, sepse më japin kënaqësi. Një artist duhet të debutojë kudo, edhe në rrugë.” -kwshtu shprehet nw Pas Mesnatw, Artisti i Merituar, Met Selimi, ndwrsa shpreh keqardhje pwr gjendjen e cirkut sot.

“Fatkeqësisht nuk e di ku është cirku sot. Rikthimi i mjeshtrave që kontribuan nga 50 vjet, ky është difekti te ne. në vend të marrin eksperiencën për t’ia trashëguar brezave të rinj, te ne ndodh e kundërta ‘hë se u plak, largoje’. Me amatorë dhe drejtora militantë që nuk kanë parë ndonjëherë cirk me sy, nuk mund të bëhet cirku, ndërkohë që kanë mjeshtra që kanë lënë jetën për cirkun shqiptar. Cirku është një art që edhe jemi rrëzuar e dëmtuar. Është arti i trupave të bukur, arti i forcës, i guximit. Janë të rrallë shtete që kanë cirk në botë. Për ne ishte privilegj, por ne e shkatërruam.

Edhe pse i përkisja një moshe të re, ulesha në tavolinë me Telat Agollin. Skënder Sallakun, Bashkim Radën, ishin korifejtë e cirkut shqiptar. Pata cfarë të mësoj prej tyre. Arrita të mbaj 13 vetë në një bicikletë. Kam patur edhe numra të tjerë, si ecja anë tel. me bicikletë. Kërkon përgatitje pafund, nga të gjithë anët, regjim sportiv. Edhe sot mundohem me mjete rrethanore në shtëpi, punoj që të mbaj trupin në formë.”

Një mesazh e ka edhe për artistët e rinj

“Të heqin dorë nga leku, nuk është leku i parë. Të bëhen artistë, të bëjnë përgatitje, të punojnë pastaj leku vjen. Por në radhë të parë duhet të jesh njeri, të bëhesh artist të jesh i komunikueshëm, sepse nesër njerëzit do të duartrokasin” përfundoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!