Cili ishte qëllimi i takimit tuaj me Metën? Kim: Do të takoj të gjithë politikanët, me përjashtim të të shpallurve “non-grata”

schedule21:24 - 29 Shtator, 2022

schedule 21:24 - 29 Shtator, 2022

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke folur në “Opinion” ka shpjeguar vizitë se saj në zyrën e partisë së Lirisë dhe takimin me kreun e kësaj force politike, Ilir Meta, duke patur parasysh përplasjet që kanë patur.

Ajo tha se për SHBA-të është e rëndësishme vendosja e marrëdhënieve diplomatike, po aq e rëndësishme dhe takimi me të gjithë aktorët politikë.

Kim theksoi se ajo do të takojë të gjithë politikanët në Shqipëri me përjashtim të atyre që janë shpallur non-grata, duke iu referuar kreut të PD, Sali Berisha.

Pjesë nga biseda:

Fevziu: Cili ishte qëllimi në zyrën e Metës?

Kim: Për ne marrëdhëniet institucionale janë të rëndësishme, edhe pse medias i pëlqen ti personalizojë gjërat. Por diplomacia amerikane ka të bëjë me institucionet. Për ne është normale të kemi kontakte me të gjithë aktorët politikë në Shqipëri. Së dyti duam të nxisim njëri-tjetrin që të mbajmë Shqipërinë në rrugëne  duhur, do të vazhdoj të takoj përfaqësues politikë. Kam vetëm një kufizim.

Fevziu: Për zotin Berisha.

Kim: Nuk do të takohem me dikë që është shpallur non-grata.

Fevziu: Por marrëdhëniet me metën keni patur përplasje të forta?

Kim: Edhe njëherë nuk është mesazh i fshehtë, por i hapur, që institucionet demokratike kanë rendësi. Është normale që në festën për ditën tonë të pavarësisë, është normale që ambasadori të flasë për demokraci.

Fevziu: Ka një hetim nga SPAK për mënyrën e lobimit të Metës në SHBA, a e keni ndihmuar SPAK?

Kim: Nuk mund të komentoj për këtë.

Fevziu: Ka shumë akuza ndaj metës në SPAK, a mendoni se po bëhet një lojë politike?

Kim: Këto i vendos SPAK, nuk është për ambasadorët, diplomatët kjo çështje.

/Abcnews.al/