Cikloni mesdhetar godet rëndë Greqinë, rrugët kthehen në lumenj, të paktën një i zhdukur

schedule22:48 - 18 Shtator, 2020

schedule 22:48 - 18 Shtator, 2020

Stuhia sub-tropikale “Ianos” u “ul” më Greqi të premten duke lënë pasoja shkatërruese në disa ishuj të vendit si Kefalonia.

Pamjet e postuara në mediat sociale tregojnë kushtet “katastrofike” që stuhia ka sjellë me vete. Në një nga videot e postuara mund të shihet një makinë që merret përpara nga forca e ujit ndërsa rrugët janë kthyer në lumenj.

Mediat raportojnë për të paktën një të zhdukur në Karditsa. Bëhet fjalë për një shofere e cila u përpoq të kalonte dhe më pas përfundoi duke u marrë përpara nga rrjedha. Më herët gjatë ditës u shemb edhe një urë si pasojë e prurjeve të shumta.

Ndërkohë, në ishujt Zakynthos, Kefalonia dhe Ithaca autoritetet kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për 6 muaj. /abcnews.al/