Cigarja tradicionale po zevendesohet gjithnje dhe me shume vitet e fundit nga ajo elektronike. Per te rinjte kjo cigare elektronike, e njohur masivisht si vape eshte kthyer ne trend. Por cila nga keto dy lloje cigaresh dëmton me shume shendetin?
“Kemi të dhëna të kufizuara për efektet afatgjata që mund të kënë keto cigare, por ato përmbajnë nikotinë.”
Megjithatë, mjeku pneumolog, Arben Tanka thotë se edhe cigaret qe njohen me emrin vejp përmban kimikate dhe lëndë të dëmshme,ndonëse në sasi më të paktë se cigarja tradicionale me duhan. Por gjithsesi keto lende mund të shkakojnë kancer të mushkërive apo sëmundje të tjera.
“Në tymin e cigares janë rreth 7 mijë kimikate të dëmshme dhe nga këto 70 janë të konfimuar se janë kancerogjenë. Mendohet që vape ka disa dëme për organizmin, janë bërë disa studime. Vape dihet që ka lëngun që thithet, që ka dy përbërës propilenglikoi dhe glicerina vegjetale dhe kanë disa kimikate. Shkaktojnë irritim të rrugëve të ajrit, mund të agravojë sëmudnjen te astmatikët. Japin kollë kronike, dhimbje fyti.”
Shqetësim mbetet përdorimi në masë nga të rinjtë i ketyre cigareve moderne. Ato kane shije të ndryshme, kushtojnë më pak se cigaret klasike dhe kjo i josh të rinjtë t’i përdorin ato.
“Vape duhet konsideruar si një fazë tranzitore për të lënë duhanin. Por jo të kalojmë nga një jo duhanpirës tek pirja e vape.”
Organizata botërore e shëndetësisë ka ngritur alarmin e konsumit në masë te Vejp nga adoleshentët. OBSH u ka bërë apel vazhdimisht shteteve te ndryshme për të rregulluar urgjentisht përdorimin e cigareve elektronike dhe per pasoje disa vende i kanë ndaluar./ abcnews.al