CIA po humbet informatorët: Dhjetëra janë zbuluar, kapur ose vrarë

schedule14:03 - 6 Tetor, 2021

schedule 14:03 - 6 Tetor, 2021

Javën e kaluar të gjitha selitë dhe të gjithë agjentët e CIA, agjencia kryesore e shërbimit të inteligjencës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë marrë një njoftim në të cilin thuhet se vitet e fundit dhjetëra informatorë të huaj janë zbuluar, kapur ose vrarë.

Sipas disa ish agjentëve dhe ekspertëve të shërbimit të inteligjencës, të cilët kanë folur për mediat amerikane, ky nuk është një problem i ri, por kohët e fundit është bërë më urgjent dhe i komplikuar për t’u menaxhuar për arsye të ndryshme.

Njoftimi është dërguar në mënyrë të rezervuar nga dega e CIA-s që merret me kundërspiunazh dhe është komentuar nga disa persona që e kanë parë dhe kanë folur me New York Times në formë anonimiteti. Mes të tjerave ishte dhe numri i saktë i informatorëve të vrarë nga agjencitë e spiunazhit të vendeve të tjera vitet e fundit. Një detaj që nuk është publikuar nga mediat por që zakonisht shpërndahet në këto lloj komunikimesh.

Sipas disa ish agjentëve dhe ekspertëve kjo bën të mendosh se mesazhi ka të bëjë me kërkesën për një vëmendje më të madhe ndaj informatorëve në rrezik, të cilët kanë një rol vendimtar në operacione. Ish agjentët e intervistuar nga New York Times shpjeguan se është shumë e vështirë të gjenden informatorë të huaj të vlefshëm për t’u rekrutuar dhe për t’u bërë pjesë e operacioneve të spiunazhit.

Një detyrë dhe më delikate është përgatitja e tyre për operacionet dhe të mësohen se si të shmangin agjencitë rivale të spiunazhit mes të cilëve ato të Kinës, Rusisë dhe Iranit. Faktorë që ishin thelbi në humbjen e dhjetëra bashkëpunëtorëve.

Sipas ekspertëve , vitet e fundit CIA, ka qenë më pak efikase që të shmangë zbulimin e burimeve të saj, sepse vëmendja më e madhe ishte përqendruar në operacionet e anti terrorizmit. Në këtë periudhë, objektivi kryesor i agjencisë amerikane është rekrutimi dhe krijimi i një rrjeti informatorësh sidomos në Pakistan, për shkak të marrjes së pushtetit nga talebanët në Afganistan./abcnews.al