Chiellini: Torino i dukej si parajsë, Higuain lumturohej me dy selfie

schedule08:05 - 28 Maj, 2020

schedule 08:05 - 28 Maj, 2020

Gonzalo Higuain ishte një “mbret” te Napoli, por korrikun e vitit 2016 u transferua te Juventusi. Bardhezinjtë paguan klauzolën e shtrenjtë prej 90 milion eurosh dhe bomberi argjentinas u kthye nga idhull i popullit napolitan në tradhtar.

Giorgio Chiellini i mban mend shumë mirë ditët e para të Pipitës në Torino. Kapiteni i Juventusit ka shkruar për shokun e skuadrës në autobiografinë “Io, Giorgio”, duke zbuluar lumturinë e madhe të Higuain kur u transferua te kampionët e Italisë. “Gonzalo është një tip i ashpër, është kërkues por madhështor.

Ai ka nevojë të ndjejë gjithmonë besimin e të tjerëve. Personalisht e adhuroj, është një person shumë i ndjeshëm. Secili prej nesh është gatuar në një farë forme, ne mund të punojmë vetëm në lëndën e parë që është formuar nga prindërit tanë. Kjo tregon se mund të bëjmë shumë, por jo gjithçka.

S’i harroj ditët e para të Higuain në Torino. Dilte për të ngrënë diçka, mund të merrte kërkesa për dy selfie nga tifozët dhe menjëherë shprehej se këtu është parajsë. E përsëriste gjithmonë diçka të tillë. Një parajsë që mundësohet nga fakti se Juventusi është me të vërtetë një familje“, shkruan Giorgio Chiellini. /abcnews.al