“Chelsea ka mesfushën më të fortë në Premier, Bruno Fernandes do të vuajë!”

schedule08:42 - 14 Shkurt, 2020

schedule 08:42 - 14 Shkurt, 2020

Ish-mbrojtësi i Liverpool dhe analisti i SkySport, Jamie Carragher, ka dhënë opinionet e tij sa i takon përplasjes “big” të kësaj jave në Premier League, Chelsea-Man. United. Carragher tha për SkySports: “Unë gjithmonë mendoj se mesfushën më të mirë, e ka Chelsea, sepse ka mesfushorë me të vërtetë të fortë.

Jorginho, Kante dhe Kovacic janë të shkëlqyer. Realisht, është me të vërtetë një pikë e fortë dhe ata kanë edhe lojtarë si Mason Mount ose Ross Barkley, të cilët mund të luajnë në mesfushë nëse është nevoja.”

Bruno Fernandes? Mesfusha ishte një pozicion ku Manchester United dëshironte të forcohej, me Paul Pogba dhe Scott McTominay që ishin të dëmtuar, kështu që unë mendoj se është një afrim i zgjuar.

Do të jetë interesante të shihet se si do të përballet Fernandes kundër Chelseat në transfertë. Është krejtësisht e ndryshme të luash kundër Chelsea në transfertë se të luash në shtëpi ndaj Ëolves”, tha Carragher ndër të tjera./abcnews.al