Prej disa ditësh tashmë, klubet e Londrës, Chelsea e Arsenal kanë shfaqur interesimin për të sjellë në Premier League, “yllin” ganez të holandezë të Ajax, Mohammed Kudus dhe mesa duket së fundmi, talenti 22-vjeçar e ka bërë zgjedhjene tij.
Sipas raportimeve më të fundit, të tabloidëve britanikë, Kudus dëshiron të kalojë te nënkampionët e Anglisë, Arsenal, teksa mësohet se i ka kërkuar menaxherëve të tij, të bëjnë maksimumin e tyre për të mbyllur kalimin në Premier League brenda kësaj merkatoje vere.
I vlerësuar në 40 milionë euro, Kudus ka si rol primar pozicionim në vijën e fundit të mesfushës para sulmit, teksa është shumë i aftë në driblimin e lojtarëve dhe krijmin e aksioneve të golit. “Ylli” ganez mund të luajë gjithashtu si sulmues i dytë, duke u kthyer kështu në një lojtar shumë të vlefshëm për teknikun Mikel Arteta. /i.m /abcnews.al