“Champions-i special, ju tregoj mbrojtësit më të fortë dhe vështirësitë e Serie A”

schedule14:50 - 26 December, 2019

schedule14:50 - 26 December, 2019

Cristiano Ronaldo, sulmuesi portugez i Juventusit, ka dhënë një intervistë për DAZN dhe flet për shumë tema, duke nisur nga mënyra se si e thërrasin, e deri tek ajo që i pëlqen te klubi bardhezi.

CRISTIANO APO CR7 – Nuk ndryshon asgjë për mua, nëse më quajnë Cristiano apo CR7. Në shtëpi më thonë Ronaldo, në shkollë më thërrisnin Cristiano. Në futboll Cris, Ronny dhe kështu emrash.  Tifozët më thonë CR7.

BRANDI CR7 – Bota ime është ajo e futbollit, por edhe ajo jashtë futbollit është e rëndësishme për mua. Jam bërë biznesmen dhe është normale të krijosh diçka ndryshe. Jam i kënaqur kështu. Sigurisht është diçka e rëndësishme për mua, por për momentin është futbolli më i rëndësishmi.

MBROJTËSIT MË TË FORTË – Me ndershmëri, ua them se për mua mbrojtësit më të vështirë me të cilët përballem janë ata me ë cilët stërvitem: Bonuçi, Chiellini dhe De Ligt. Më parë kishte qenë Chiellini, sepse kam luajtur disa herë kundër tij në Champions League dhe ishte një sfidë personale me të. Nga 1 te 10, sa e vështirë është të shënosh në Itali? Shtatë”.

CHAMPIONS – “Serie A dhe Champions League janë krejtësisht ndryshe. Champions është kompeticioni më i mirë në botë, duke lënë mënjanë kampionatin Europian dhe atë Botëror për kombëtare. Më pëlqen të luaj më shumë se në çdo kompeticion tjetër. Është special”.

LOJTARI MË I FORTË NË SERIE A –  “Për momentin jam unë, vitin tjetër nuk e di. Ka shumë lojtarë të mirë këtu dhe më vjen mirë që më kanë votuar si më të mirin sezonin e shkuar. Shpresoj të përsëris veten time”.

JUVENTUSI – “Më pëlqen gjithçka nga Juventusi. Është klubi më i mirë në Itali, ka një histori të jashtëzakonshme. Jam i lumtur këtu dhe dua të fitoj sa më shumë trofe me këtë klub. Nuk më pëlqen vetëm Juventusi, por e gjithë kultura italiane në përgjithësi”. /abcnews.al