Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Çfarë u diskutua mbrëmë në takimin Rama -Vuçiç -Zaev në Ohër

schedule09:12 - 10 Nëntor, 2019

schedule 09:12 - 10 Nëntor, 2019

Pikë e kufitare mes Serbisë dhe Maqedonisë së veriut, si edhe eliminim i të gjitha barrierave për  lëvizjen e njerëzve janë disktuar në mbrëmë në takimin mes kryeministrit shqiptar Edi Rama, kryeministrit maqedonas Zoran Zaev dhe atij të Serbisë Aleksandër Vuçiç.

Gazetarja e ABC News, Linda Karadaku e cila po ndjek nga afër takimin mes liderëve të Ballkanit raportoi mëngjeisn e sotëm se u diskutua hapja e një pike kufitare mes Serbisë dhe Maqedonisë së veriut në fshtrat  Llojin dhe Miratoc për njerëzit dhe mallrat, si edhe janë diskutuar një sërë çështjesh për eleminimin e të gjitha barrierave për lëvizjen e njerëzve dhe mallrave në rajon.

Gjatë takimit u sdiskutua ehde pë kontrollet doganore që do të ndihmojnë tregun dhe qarkullimin e lirë të mallrave.



Gazetarja raporton se në këtë takim nuk ka asnjë përfaqësues të Kosovës, çka është konfirmuar edhe nga zyra e  Zaevit.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka refuzuar pjesëmarrjen për shkak se këtu marrin pjesë Serbia dhe Bosnja Hercegovina, dy vende që nuk e kanë njohur Kosovën.

Gjithashtu në këtë takim është konfirmuar dhe pjesëmarrja e ministrit ekonomik të të Malit të Zi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!