Çfarë ndodh me reformën në drejtësi nëse nuk fiton PS? Xhafaj: Nuk ndryshon gjë…

schedule18:10 - 12 Prill, 2021

schedule 18:10 - 12 Prill, 2021

Kryeministri Edi Rama thuajse në cdo takim elektoral që zhvillon ndalet te reforma në drejtësi duke u thënë qytetarëve që nëse duan që procesi të ecë përpara të votojnë PS-në, pasi në të kundërt, nëse vjen PD dhe LSI në pushtet gjithçka që është ndërtuar deri tani do të shembet.

Por Fatmir Xhafaj nuk është kaq i prerë sa Edi Rama. Arkitekti i drejtësisë së re që kandidon për një tjetër mandat deputeti u shpreh sot se reforma është ndërtuar në atë mënyrë që nuk mund të ndryshohet, por nëse vjen PD në pushtet mund të ketë interferenca nga individë të caktuar.

 

Lexo edhe: Fatmir Xhafaj flet si gjysh: Super mrekulli, ju tregoj ditën me fat dhe më të tmerrshmen

Njëra e frenon drejtësinë dhe tjera e ndihmon drejtësinë. Prandaj shpesh herë thuhet, çfarë ndodh nëse nuk është PS?

Nuk është se do të ndryshojë gjë te reforma në drejtësi sepse është ndërtuar në mënyrë të tillë, por ama mundet një forcë politike që është në pushtet, mund ta frenojë, ta pengojë apo individë të veçantë duke inerferuar apo ndikuar në të, mund ta dëmtojnë apo cenojnë imazhin apo ecjen e këtij procesi” tha ai. /db/ Abcnews.al