Çfarë i tha Noka? Berisha me dy gishtat lart, demokratët të buzëqeshur

schedule18:22 - 13 Shtator, 2021

schedule 18:22 - 13 Shtator, 2021

Seanca e sotme plenare në Kuvend u karakterizua nga debati dhe replikat mes PS-së dhe PD-së, por jashtë vëmendjes nuk kishte si të mbetej Sali Berisha. I shoqëruar nga Tritan Shehu, ish-kryeministri u fut në Kuvend dhe u ul, ashtu si në seancën e parë, në fund, pasi është përjashtuar nga grupi i PD-së.

Në momentin që Lulzim Basha u ngrit në këmbë duke u larguar nga salla pas debatit me Lindita Nikollën për rendin e ditës, Flamur Noka shkoi për të biseduar kokë më kokë me Sali Berishën.

Referuar situatës së krijuar, nuk përjashtohet që Noka të ketë diskutuar me Berishën, që ky i fundit të ndiqte grupin e PD-së që u largua nga Kuvendi. Dhe kështu ndodhi. Në dalje të sallës, Berisha u takua me deputetët e tjerë të grupit ku bënte pjesë përpara se të përjashtohej.