Çfarë?! Blerim Destani zbulon vendimin e Noizyt, i kërkon ta mendojë mirë!

schedule18:18 - 25 Korrik, 2022

schedule 18:18 - 25 Korrik, 2022

Duke i paraprirë koncertit të parë masiv nga reperi Noizy në Tiranë, “Alpha Show”, kamera e ‘Abc e Pasdites’ ishte në festën private të artistit, ku u mblodhën miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë.

Blerim Destani, ndër personat më të afërt të Noizy, rrëfeu se tashmë xhirimet e filmit të tij në Shqipëri përfunduan, e megjithatë ai ndodhej në Tiranë veçanërisht për këtë festë private.

Për më tepër Destani pohoi se “ku mund ta ndihmojmë njëri tjetrin gjithmonë e mbështetim.”

Në një periudhë të ngarkuar si kjo për dy artistët, si janë kontaktet mes tyre?

“Unë e pyes atë, jo ai. E kam thirrur, më thotë prit 5 minuta ta mendoj dhe të thërras përsëri. Në fakt jam unë që e pyes për diçka, jo ai.” – shprehu aktori teksa zbulonte se ndonëse mes shumë punësh, komunikimet me Noizyn ishin të vazhdueshme.

Teksa i drejtonte një mesazh mikut të tij, Blerim Destani zbuloi ndoshta dhe një detaj ende të paditur nga publiku. A mund të jetë ky koncerti i lamtumirës nga reperi Noizy?

Ai tenton apo mendon sëshpejti ta mbaroj karrierën dhe do doja që mos të ndodhte kjo. Është një njeri shumë i lartë. Shqipëria më 2 milion banorë, të jesh aq i suksesshëm sikur është Noizy meriton një mburrje për të gjithë ne dhe shpresojmë mos të ndalojë kurrë.” – tha Blerim Destani.

Ndërkohë, bashkëpunëtor prej 11 vitesh, në festë nuk kishte si të mungontë këngëtari Ardian Bujupi i cili pak kohë më parë publikoi hitin “Aventura” sëbashku me Noizy.

Ardiani na zbuloi se është një natyrë detajiste, dhe në xhirimin e videoklipeve kërkon vazhdimisht të bëj dubla për të arritur perfeksionin.

Por si ka qenë puna në studio e në sheshxhirim me Noizy?

“Nëse nuk pëlqen diçka, duhet me respekt me fol edhe me artistin, bashkëpunëtorin, producentin, atë e ka Noizy si unë. Nuk ngatërrohemi për sene të vogla kurrë. Ama Noizy çfarë mundem me të kallzu për studio është shumë i shpejtë në tekst. E di kur është kënga hit.” – rrëfeu Bujupi.

Varrosi foli ekskluzivisht për mikrofonin e Abc, ku tha se këto janë ditë feste edhe për të. Sipas Varrosit, nuk do të ketë një koncert të ngjashëm me “Alpha Show”, i cili rezervon vetëm surpriza.

“Unë kam më shumë emocione se ai, dhe mund të jem më i gëzuar se ai, për të. Që kur ja kam nis, ja kam nis me idenë që atë veç ta shoh sa më lartë nga të gjithë dhe sa të jem aty ashtu do jetë. Është ëndërr në veçanti që jemi duke para popullit tonë në Tiranë. Ata që do e humbasin do jenë shumë pishman, do ketë shumë surpriza.” , shprehu Varrosi./abcnews.al/