Çështja Musolli, hallet e Vllaznisë dhe një meksikan te Laçi: Ç’ndodh në Superiore

schedule08:19 - 22 Shtator, 2020

schedule 08:19 - 22 Shtator, 2020

Besar Musolli po pengohet edhe në lamtumirën e dytë. Mesfushori, i cili ka mbajtur shiritin e kapitenit te Kukësi, para pak ditësh bëri me dije se po largohej nga nënkampionët e vendit për të qenë pranë familjes së tij në Kosovë. Gjithsesi në kampin verilindor nuk ka asnjë përshëndetje deri më tani, çka lë të kuptohet qartazi se ka një çështje. Musolli është i vendosur për të mos e vijuar karrierën te Kukësi dhe për largimin e tij pa kupave të Europës kishte marrë edhe një premtim, që nuk po mbahet.

MERKATO – E përditshmja “Panorama Sport” shkruan për disa pista merkatoje në numrin e sotëm. Në Laç ka lëvizje, teksa është shfaqur një amerikan me origjinë nga Meksika. Bryan Joel Rodriguez, mesfushori me tipare sulmuese, po vëzhgohet nga trajneri Armando Cungu dhe mbetet të shihet nëse ai do të firmosë me Laçin.  Rodriguez ka luajtur në Poloni me Odra Ëodzisłaë, kurse në SHBA ka qenë me Fullerton University, Orange County dhe Los Angeles Wolves.

Edhe në Durrës mund të ketë risi, me Silvio Zogajn që është pranë kalimit te Teuta. Sulmuesi anësor është larguar nga Vllaznia, ku ka luajtur dy sezonet e fundit. Në Shkodër çështjet e merkatos janë në dalje, pasi braziliani Cassius Coelheo nuk po pranon prishjen e kontratës. Edhe me sulmuesin Eugenio Sidorenco ende nuk ka një marrëveshje për ndërprerjen e bashkëpunimit dhe drejtuesit duhet t’i zgjidhin këto çështje sa më parë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!