Deputeti i PS, Erjon Malaj thotë se është më jetike dhe e nevojshme të përmbyllet procesi i anëtarësimit të vendit në BE, se të diskutohet çështja e vetos.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Malaj u shpreh se Shqipëria duhet të bëhet pjesë e familjes evropiane.
Ndërsa ish ambasadori Roland Bimo theksoi se çështja e vetos është e rëndësishme për vendimmarjen e shteteve. Ai tha se BE po shkon në luftë me Rusinë dhe ngriti pyetjen se çfarë do të bëjë Shqipëria nesër, si vend anëtar.
Erjon Malaj: Edhe në një moment të caktuar, dy vite i humbëm me Maqedoninë e Veriut, e mbani mend, se nuk kishte atë të Veriut mbrapa. Mendoj se është më jetike dhe më e rëndësishme për vendin që të hyjë dhe të bëhet pjesë e familjes së madhe evropiane, sesa të mos pranojmë kushtet, kur bëhet fjalë për veton. Nuk e ndryshon aspak. Është qëndrimi i tyre, por në rastin konkret, ne e dimë rëndësinë që ka elementi i vetos, por edhe mbyllja e këtij procesi. E kemi premtuar si ëndërr të madhe.
Roland Bimo: Këtu nuk është çështje vetoje. Këtu është çështje pjesëmarrje e shtetit në vendimmarje. Kush i përfaqëson interesat e tyre kur merret vendimi. Kush i mbron interesat tona kur merren vendime? BE po shkon në luftë, ne do shkojmë të vritemi në luftë për interesat e BE, që nuk janë interesat tona? BE të bëjë luftë me Rusinë, janë interesat tona? Gjermania të bëjë luftë me Rusinë për interes të SHBA dhe të futem unë në mes?


