Çështja e teatrit në komisionin e medias/ Artistët: Askush s’na mbështet

schedule17:18 - 14 Maj, 2018

schedule 17:18 - 14 Maj, 2018

Përsëri  çështja e prishjes apo jo të Teatrit Kombëtar ka shkaktuar debat në komisionin parlamentar të medias. Pavarësisht se deputeti Fidel Ylli është përpjekur të sqarojë se ky është vetëm një projekt që po merret në shqurtim nga qeveria, komuniteti i teatrove i ka akuzuar të dyja palët se nuk i kanë mbështetur.

Video e publikuar nga Partia Demokratike ka ndërprerë mbledhjen e komisionit për edukimin dhe mjetet e informimit publik.

“A mundet me mirëkuptimin tuaj, sepse më kalon livve në PD dhe më ndërpritet, nuk jepet më live, a mund ta ndërpresim pak, sepse zëri juaj nuk dëgjohet, po flasim kot?

Rifillimi i mbledhjes nuk ka qenë i qetë. Në rend të ditës ishte parashikuar seanca dëgjimore me një grup artistësh për çështjen e Teatrit Kombëtar. Por mungesa e Ministres së Kulturës Mirela Kumbaro ka detyruar Presidentin e Sindikatave të Pavarura, Reshat Ibrahimi të braktisë Komisionin.

Përsëri nuk ka vazhduar qetë mbledhja e komisionit.Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka debatuar me deputetin e Partisë Socialiste Fidel Ylli për kushtet e teatrit, nëse i përmbush apo jo për të qenë në përdorim.

Ndërsa përfaqësuesit e komunitetit teatror ankohen se askush nuk i dëgjon kërkesat e tyre.

“Ju jeni politizuar, nuk dëgjoni më kulturë, çfarë ka ndryshuar, teatri është 16 vjet më i vjetër që do të thotë 16 arsye për t’u ruajtur”.

Është deputeti Fidel Ylli që u përpoq t’i sqarojë.

Mbledhja e komisionit nisi me vëllain e ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj e po me të përfundoi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!