Çekia i dhuron Ukrainës 4000 predha kundër Rusisë

schedule21:57 - 26 Janar, 2022

schedule 21:57 - 26 Janar, 2022

Ministri çek i Mbrojtjes njoftoi sot se do të furnizojë në ditët në vijim me 4000 predha artilerie Ukrainën, e cila po përballet me rrezikun e një pushtimi rus.

“Dhurimi prej më shumë se 1.5 milion euro u miratua nga qeveria sot” tha zëdhënësi i ministrisë Jacob Fagnor për AFP të mërkurën.

Tre burime të qeverisë çeke e kishin konfirmuar më parë për Reuters.

Më herët, ministrja çeke e Mbrojtjes Jana Chernosova tha se qeveria do të diskutojë një propozim për të dhuruar predha artilerie 152 mm në Ukrainë./ Abcnews.al