Doganat, shtyllë kyçe për integrimin/ Balluku: Masa konkrete për lehtësimin e tregtisë

schedule10:34 - 12 Qershor, 2025

schedule 10:34 - 12 Qershor, 2025

Doganat janë një shtyllë kyçe drejt unionit doganor dhe integrimit në Bashkimin Europian sipas zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Synimi kryesor sipas saj është fokusi te masat konkrete për të lehtësuar tregtinë për bizneset, procedurat por edhe thjeshtimin e tyre përmes proceseve dixhitale. Balluku në tha se mbyllja e negociatave brenda vitit 2027 është një objektiv ambicioz I qeverise shqiptare.

Synimi për mbylljen e negociatave brenda vitit 2027 është një qëllim ambicioz. Kështu deklaroi zëvendëskryeministrja Belinda Balluku në konferencën e drejtorëve të doganave të Ballkanit Perëndimor, dukë nënvizuar se doganat luajnë një rol kyç në integrimin europian.

Ajo u ndal të hapat konkretë për lehtësimin e bizneseve dhe tregtisë mes vendeve.

“Objektivat strategjike, politike të Komitetit Politik Evropian të mbajtur në Tiranë më 16 maj, pasohen në këtë takim të nivelit të lartë mes drejtuesve teknik të autoriteteve doganore të rajonit të BE, për të vendosur kolonat e bashkimit doganor me fokus tek siguria, lehtësimi i tregtisë së ligjshme dhe integrimi ekonomik drejt tregut të përbashkët evropian. BE është më afër se kurrë dhe është me fat të jesh në kohën e duhur dhe në vendin e duhur të këtij rrugëtimi të doganave shqiptare drejt unionit doganor evropian”, shtoi Balluku.

Ndërsa u ndal te politikat e zgjerimit të Bashkimit Europian, zëvendëskryeministrja Balluku tha anëtarësimi në union u krijon mundësinë vendeve të nxjerrin në pah vlerat dhe potencialin e tyre.

“Zgjerimi i BE në vendet e Ballkanit është investimi më i rëndësishëm gjeo-politik i këtij unioni e anëtarësimi në BE nuk ka të bëjë vetëm me prosperitetin, por dhe me vlerat e çdo shtetit. Jemi në prag, qëndrojmë në derën e BE për të pritur certifikimin administrativ e zyrtar, i cili do të na lejojë një anëtarësim të plotë. Por ne jemi evropianë ashtu si të gjithë ju, në zemër, në sjellje dhe në veprime”, tha ajo.

Shqipëria është gati për hapjen e negociatave për grupkapitullin e katërt, që përfshin një sërë fushash të rëndësishme si transporti, energjia, bujqësia dhe mbrojtja e mjedisit.

/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!