Izraeli kreu valën e tij më “të gjerë” të sulmeve në Teheran deri më sot, tha të hënën zëdhënësja e ushtrisë izraelite Effie Defrin.
Pesëdhjetë avionë izraelitë dhe 100 municione goditën pozicionet ushtarake iraniane dhe infrastrukturën e sigurisë së brendshme të Iranit, tha zëdhënësi, shkruan CNN.
Defrin — i cili foli përpara se Irani të niste një sulm ndaj një baze amerikane në Katar — tha gjithashtu se ushtria izraelite po intensifikon sulmet e saj kundër raketave tokë-tokë të Iranit dhe po thellon sulmet e saj.
Defrin tha se Izraeli është gati të thellojë sulmet në Teheran dhe “gjetkë” dhe se Izraeli ende ka një “bankë të gjerë objektivash”.
Kur u pyet nëse Izraeli do t’i ndihmonte shtetet e Gjirit nëse Irani do t’u përgjigjej sulmeve të SHBA-së gjatë fundjavës, Defrin tha se Izraeli ishte në kontakt me partnerë në të gjithë Lindjen e Mesme dhe më gjerë./abcnews.al