Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Caktohet data, kur do të mbahet mbledhja e përbashkët mes qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë

schedule11:34 - 15 Qershor, 2022

schedule 11:34 - 15 Qershor, 2022

Më datë 20 Qershor është vendosur të mbahet në Prishtinë, Kosovë mbledhja e përbashkët e dy qeverive, mëson gazetarja e Abc Erneta Shevroja.

Mbledhja e fundit u mbajt më 26 nëntor në Elbasan.

Ajo ishte mbledhja e parë mes dy qeverive shqiptare me Albin Kurtin kryeministër.



Në takimin që u zhvillua në Elbasan u nënshkruan një sërë marrëveshjesh, ku më kryesorja ishte unifikimi i abetares, heqja e lejeve të qëndrimit të përkohshëm, njohja e sigurimeve shoqërore dhe lehtësira të ndërsjella në procedurat doganore të hyrje-daljes së mallrave.

Ndërkohë më 8 qershor u zhvillua në Ohër samiti  i nismës “Ballkani i Hapur”.

Për herë të parë, morën pjesë së vëzhgues Mali i Zi dhe Bonjë Hercegovina.

Ndërsa kryeministri Kurti refuzoi ftesën për të qenë i pranishëm në samit.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!