Në punatën e sotme të emisionit “Byro Politike” nga gazetarja Juli Xhokazhi, studentet diskutuan gjithashtu edhe për problemet nëpër konvikte. Njëri nga studentët tregoi se u duhej 6 orë të prisnin për ujë të rrjedhshëm dhe se muret ishin me lagështirë.
Studenti: “Aty nuk përmendet fjala larje fare, aty mund të lahesh nga lagështia që qëndron në mure. Është e vështirë që të presësh mbase edhe 6 orë për ujë dhe do të ishtë gjëja më e bukur sikur të futeshe në dush dhe të gjeje ujë të ngrohtë.”
Tupe: “Pse nuk e ftoni Kryeministrin që të bëjë një vizitë tek dushet?”
Curri: “Ose të jetojë 24 orë me ju, do të ishte më origjinale.”
Studentja: “24 orë i përballon çdokush, por të jetosh 9 muaj dhe me vite, nuk besoj se do i përballonte dot.”/abcnews.al