Byro Politike/ Nishani: Situata politike dhe sfidat e vendit

schedule21:22 - 31 Tetor, 2018

schedule 21:22 - 31 Tetor, 2018

I ftuari i sotëm në emisionin “Byro Politike” të gazetares Juli Xhokaxhi ishte ish-presidenti Bujar Nishani. Diskutim dhe analizë për situatën politike në vend dhe ngajrjet kryesore në Shqipëri dhe Kosovë.


Në momentet e para kur nisën akuzat dhe përgjimet e video përgjimet, a mund të flasim për situatë politike apo klimë politike?

Nishani: “Për fat të keq është një model i një viroze që është përhapur me shpejtësi. Futja e modelit të bashkëjetesës së politikës dhe në rastin në fjalë të politikës qeveritare me krimin e organizuar, ku pastaj të gjitha elementet e tjerë si korrupsioni, janë pjesë përbërëse të këtij skenari.”

I pyetur nëse ky skenar është duke u fokusuar më shumë tek emrat e përveçëm se sa tek fenomenet, Nishani u përgjigj:

“Mendoj se duke e konkretizuar me emër fenomeni është përçues. Denoncuesi në këtë rast është opozita. Në këtë realitet kaq të hidhur të sistemit politik opozita ka vetëm fjalën dhe denoncimin. Bërja e denoncimeve mbi bazën e emrave japin një kolonë më të fortë tek publiku. Opozita duhet të qëndrojë tek parimet. Duke artikuluar denoncimin pavarësish se në një moment të caktuar mund të duket se nuk ka një përfitim të madh elektoral, mendoj unë që e ka akumuluar në vetëvete njërin aspekt, denoncimin dhe demontimin e fenomeneve. Demontimi i një mekanizmi të kalcifikuar, por goxha të organizuar nuk është e lehtë dhe nuk duhet pritur që të demontohet brenda një afati të caktuar. Unë besoj se rrugëtimi i opozitës ka arritur në krijimin e një bindje tek qytetarët që qeverisja aktuale ka përfituar nga krimi dhe duhet të ketë një ndryshim të këtij modeli.”

Gjithashtu Nishani rrëfeu dhe mendimin e tij në lidhje më qeverisjen e kryetarit të PD Lulzim Basha.

“Unë jam kundër të qenit opozitë me opozitën. Opozita është një faktor sa i pazëvendësueshëm aq edhe i nevojshëm në betejën me antikonformizmin. Opozita ka nevojë për më shumë dinamikë dhe nerv. Ka disa dosje konkrete që nuk janë produkte të opozitës që kanë ardhur përtej detit. P.sh. grupi Habilaj, Bajraj dhe Abdylajt. Opozita nuk mund të rrijë pa e jetësuar fenomenin me emrin në mënyrë që qytetarët të dijnë dëmin e madh që kanë bërë.”

A po gabon opozita që që nuk është shfaqur në parlament?

“Parimisht po, por jeta parlamentare 2 vitet e fundit ka degraduar totalisht. Nuk ka qenë kurrë kryeministri shpërndarës i një fjalori të atillë që kemi dëgjuar.”

Nishani dha mendimin e tij edhe për koalicionin PD-LSI.

“Nuk kemi rastin e një koalicioni klasik mbi bazën e një marrëveshje, kemi unifikim të zërit politik opozitar. Mendoj që ky është një hap i mirë dhe pozitiv drejt frontit të së keqes. Ne rrezikojmë, shpresoj të jem gabim, por Shqipëria po shkon në nivelet e një regjimi, i cili në kushtet e Shqipërisë dhe temperamentin ballkanik mund të kthehet në një përplasje civile.”

Si shihet paketa antishpifje e Ramës?

“Shejtan budalla. Sepse së pari është një logo e re e hedhur për tu fokusuar tek një gur që hidhet në lumë, sepse nuk ka asnjë mundësi për tu realizuar ligjërisht.”

A ka një përgjigje ndaj akuzave nga trajneri i kombëtares Panucci?

“Unë jam akuzuar për fyerje jo shpifje. Zotëria në fjalë është i fundit që mund të flasë për edukatën spese ka përcjellë në familjet shqiptare një fjalor të papërshtatshëm. Procesi është në rrugë e sipër. Menjëherë sapo e pashë në media që kishin adresën e gabuar unë ua kam çuar të nesërmen për shkak të lëvizjeve që kam bërë.”

Rama thotë që paratë e gjovae të shpifjeve do shkojnë në investime:

“Kryeministri ka për të dhënë llogari të madhe tek shqiptarët. Sot ishte në Kukës sepse sot ka qenë dita ku para një viti ka deklaruar që fillojnë fluturimet në aeroport. Sot duhet të thonte se pse ka gënjyer që sot fillojnë operimet në aeroportin e Kukësit.”

Gjithashtu u fol dhe për arsyet e verteta të largimit të Xhafajt dhe qëndrimin e tij ndaj ministrit të emëruar Sandër Lleshit.

“Për mua ishte një lëvizje e sforcuar. Lleshi nuk ka qenë i shkarkuar por i dalë në rezervë. Zotëria iu nënshtrua rregullit të ushtrisë, qëndroi në kohë për aq kohë që ia lejon grada.”

A po luan bllofin Basha kur kërkon zgjedhje të parakohshmë parlamentare?

“Sipas meje sistemi zgjedhor është shkatërruar. Reforma territoriale është një turp i të gjithë atyre që e shitën. Ka ndodhur një deformim i jashtëzkonshëm i demokracisë. Kryetarët e komunave quhen tashmë administratorë dhe emërohen nga kryetari i bashkisë dhe jo me votë. Reforma është e domosdoshme edhe për shkak të bllokimit që i ka bërë politika mekanizmint për të menazhar sistemin e drejtësisë.”

Si përfundim, Nishani shprehu mendimin e tij për punën e bërë nga pasardhësi Ilir Meta dhe për të ardhmen në politikë.

“Meta korrekt dhe institucional. Për të ardhmen jam aktiv në politikë, por jo në një projekt konkret në atashim në parti, jam pranë të djathtës në parimë dhe ide dhe do të qëndroj pranë PD deri në ditën që kjo parti të përçojë ato vlera që unë i mendoj si vlera të së djathtës”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!