Bylykbashi: PS po minon reformën zgjedhore me amendamente të njëanëshme

schedule17:42 - 18 Dhjetor, 2018

schedule 17:42 - 18 Dhjetor, 2018

Partia Socialiste sipas Partisë Demokratike ka paraqitur një draft të njëanshëm amendamentesh për Kodin Zgjedhor. Me këtë veprim socialistet thotë bashkëkryetari i komisionit paralamentar ad-hoc për reformën zgjedhore Oerd Bylykbashi po minojnë reformën zgjedhore.

“Parlamenti mund të votoje vetëm amendamente që miratohen nga Komisioni i Reformës Zgjedhore. Veprimi i sotëm i Partisë Socialiste ka si qëllim vetëm prishjen e urave të konsensusit për rregulla loje që pamundësojnë ripërtëritjen e shkeljeve dhe manipulimeve të zgjedhjeve që konstatoi  raporti i OSBE-ODIHR në vitin 2017”  thotë Bylykbashi përmes një deklarate për shtyp.

Qeveria sipas Bylykbashkit nuk ka bërë asnjë përpjekje për të zgjidhur problemin e 1.4 milionë letërnjoftimeve që skadojnë deri ditën e zgjedhjeve, as për të vënë në jetë projektin pilot të votimit elektronik, si mjet kundër mashtrimeve zgjedhore apo presionit mbi administratën.

“Nga njëra anë edhe vetë përfaqësuesit e qeverisë kanë pranuar se këto probleme thelbësore nuk zgjidhen me Kodin Zgjedhor, por janë detyrë e qeverisë dhe çështje e vullnetit politik. Minat që PS po i vë sot reformës zgjedhore, synojnë të fshehin mosveprimin e qëllimshëm të saj për këto probleme“– thotë bashkëkryetari demokrat i komisionit paralamentar ad-hoc për reformën zgjedhore. /abcnews.al