Bylisi pa dy titullarë, të pezulluar me kartonë edhe te Vllaznia e Kukësi

schedule09:38 - 27 Qershor, 2020

schedule 09:38 - 27 Qershor, 2020

Sot dhe nesër luhen takimet e javës së 31-të të Kategorisë Superiore. Për shkak të kartonëve të verdhë, janë pesë futbollistë që duhet të qëndrojnë pushim dhe të presin ndeshjet e javës tjetër për të zbritur në fushën e blertë.

Skuadra më e penalizuar është Bylisi, që nuk do të ketë kapitenin Valentino Murataj dhe mbrojtësi e djathtë, Franklin Ntephe. Të dy këta lojtarë kanë plotësuar numrin e kartonëve të verdhë. Rivali i tyre, Kukësi, gjithashtu do të ketë një mungesë të rëndësishme.

Mbrojtësi Edis Maliki u ndëshkua në Laç dhe nesër në Elbasan kundër Bylisit nuk mund të luajë, duke bërë që trajneri Orges Shehi të mendojë për një zgjidhje. Bruno Lulaj është një opsion. Një ekip i penalizuar për këtë javë është edhe Vllaznia.

Mbrojtësi Mevlan Adili plotësoi numrin e kartonëve në fundjavë dhe nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Dedja kundër Teutës. Luftëtari gjithashtu nuk do ta ketë të plotë grupin sot kundër Flamurtari. Me katër të verdhë janë Amer Duka dhe Enes Isufi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!