Bylis ka njoftuar të gjithë tifozët se ndeshja me Vllazninë, nuk do të shtyhet. Me anë të një postimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook, klubi ballshiot ka shkruar:
Njoftimi i Bylisit:
“FK Bylis njofton të gjithë opinion publik dhe tifozët ballshiotë se takimi Vllaznia-Bylis nuk do shtyhet, por do të luhet në datën 02/11/2019 siç është planifikuar në kalendarin zyrtar të FSHF-së për ndeshjet e javës së 11-të. Jemi në pritje të stadiumit se ku do të luhet sfida dhe për orarin e takimit.”
Ndërsa klubi i Kukësit, ka njoftuar se ndeshja kundër Flamurtarit do të luhet në Lushnjë, në “Roza Haxhiu”. Për këtë sfidë, hyrja e tifozëve do të jetë falas. Kukësi luajti dhe kundër Luftëtarit në “Roza Haxhiu”, sfidë që e fitoi me rezultatin 4-1./abcnews.al