“Bye Bye” kthehet në një bumerang: Si qëndron raporti mes Taynës dhe Dafina Zeqirit

schedule14:24 - 26 Tetor, 2020

schedule 14:24 - 26 Tetor, 2020

Dafina Zeqiri dhe Tayna janë përfolur prej kohësh se marrëdhënia e tyre është ftohur dhe nuk është si më parë. Spekulimet për një ftohje të mundshme nisën nga mungesa e përkrahjes në rrjete sociale për projektet e njëra-tjetrës, por asnjëra prej tyre nuk ka folur rreth kësaj çështjeje. Një vit më parë, Tayna dhe Dafina bashkuan forcat për të sjellë “Bye Bye”, një projekt që u kthye në hitin e verës që lamë pas.

Por, duket se dy artistet më në zë të momentit i kanë bërë bye bye njëra-tjetrës, duke i dhënë fund kështu miqësisë mes tyre. Të paktën, kështu është spekuluar pas një freestyle që Tayna bëri në emisionin “Gjoni Black”. Kaq ka mjaftuar që fansat të besojnë se kjo në fakt është një “diss” ndaj Dafinës dhe si një kundërpërgjigje nga këngës “Zili Zili”.

Ato nuk din me fol shqip wow, le mo me repovat” duke vazhduar më tej “dhjetë vjet karrierë për dy vjet i kom bo”. Kujtojmë që projekti i fundit i Dafinës thuhet se i drejtohet Taynës dhe reagimi i kësaj të fundit erdhi pak ditë pas lançimit të këngës. “Inatin mrena n’shpirt e kini. S’mun dashni me dhon kur n’zemrën tane ki veq zili zili.”, thotë ndër të tjera Dafina në tekstin e këngës. xh.d/abcnews.al