Burri vret gruan dhe më pas vetëvaret, shënimi që la në banesë

schedule13:52 - 1 Tetor, 2021

schedule 13:52 - 1 Tetor, 2021

Një tjetër krim në familje ka tronditur Greqinë. Mediat bëjnë me dije se i moshuar 78-vjeç ka vrarë gruan duke e mbytur atë me litar dhe më pas ka vrarë veten.

Ai kishte njoftuar policinë pak para mesnatës së djeshme duke deklaruar se gruaja e tij kishte ndërruar jetë, por arriti të vetëvarej para mbërritjes së policisë në banesë e cila e gjeti pa shenja jete.

Në vendin e ngjarjes u gjet edhe një shënim nga autori ku dyshohet se ai shpjegonte arsyet e aktit ekstrem.

Grupi hetimor për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes ndërsa disa nga fqinjët e çiftit po merren në pyetje nga policia. m.v/abcnews.al