Burrat e këtyre shenjave të Horoskopit e kanë të vështirë të dashurohen

schedule20:30 - 26 Janar, 2022

schedule 20:30 - 26 Janar, 2022

Burrat që i përkasin këtyre shenjave të Horoskopit e bëjnë dashurinë një sfidë të madhe!

Demi

Burrat e kësaj shenje janë sensualë, besnikë dhe bujarë. Megjithatë, ata kanë disa karakteristika që mund të minojnë të gjithë tërheqjen e tyre, siç është mungesa e të shprehurit të dashurisë. Demi dëshiron të gjejë një partner për jetën, por refuzon të bëjë ndryshime në qëndrimet e tij në mënyrë që të mund të përjetojë dashurinë ideale. Këta burra nuk pëlqejnë pjesën se duhet të japin por të marrin, gjë që e bën shumë të vështirë që marrëdhënia të zgjasë gjatë.

Peshorja

Ajo që mund të duket si një cilësi për këta meshkuj është në fakt një nga dobësitë e tyre më të mëdha në dashuri. Këta burra i fshehin gjithmonë ndjenjat e tyre, madje edhe ato më të dhimbshmet. Ata besojnë se kjo shmang konfliktin por në të vërtetë, vonon problemet që mund të lindin. Duke qenë se nuk hapen, nuk i lënë partnerët të kuptojnë ndjenjat e tyre dhe kjo krijon një distancë emocionale mes tyre.

Shigjetari

Burrat që i përkasin kësaj shenje janë shokë të mirë. Janë interesantë, të hapur ndaj aventurave dhe ngjallin ndjenja shumë pozitive. Megjithatë, kanë gjithashtu tipare të ndërlikuara që nuk mund të injorohen. Nuk janë më të sinqertët në dashuri dhe kanë pak durim për të gjithë angazhimin që kërkon një lidhje romantike. Për më tepër, meshkujt e kësaj shenje mërziten lehtësisht në dashuri dhe e trajtojnë partneren si të zëvendësueshme.

Ujori

Këta persona kanë shumë çështje emocionale dhe kjo është ajo që i bën ata si më të vështirë për t’u dashuruar. Nuk iu pëlqen të ndajnë ndjenjat e tyre me të tjerët. Janë të paparashikueshëm, mund të bëhen indiferentë dhe të largët në çdo moment, duke i lënë partnerët e tyre shumë të pasigurt për të ardhmen. Kur bëhet fjalë për të vepruar është një punë e madhe sepse është e kanë të vështirë të duan dikë që nuk jep asnjë siguri. /abcnews.al