Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Burg për atentatin ndaj kryeministrit/ Sllovaki, 21 vite burg autorit që plagosi Robert Fico

schedule15:34 - 21 Tetor, 2025

schedule 15:34 - 21 Tetor, 2025

Është dënuar me 21 vjet burg autori i plagosjes së kryeministrit sllovak Robert Fico, ngjarje që ndodhi vitin e kaluar.

Juraj Cintula hapi zjarr ndaj Ficos më 15 maj 2024, ndërsa kryeministri përshëndeste mbështetësit pas një takimi qeveritar. 72 vjeçari u arrestua menjëherë pas sulmit.

Fillimisht Cintula u akuzua për tentativë vrasjeje, por prokurorët më vonë e hoqën atë akuzë dhe thanë se po ndiqnin akuzën më serioze të përfshirjes në një sulm terrorist. Ata thanë se kjo ishte bazuar në provat që morën, por nuk dhanë detaje të mëtejshme.

Ai hodhi poshtë akuzën se ishte një terrorist dhe pranoi se motivi i tij ishte fakti se nuk binte dakord me politikat e qeverisë.

Në dëshminë e tij në gjyq Cintula tha se ndër të tjera ishte kundër mbylljes së një zyre të prokurorisë speciale që merrej me korrupsionin, ndërprerjes së ndihmës ushtarake për Ukrainën dhe qasjes së qeverisë ndaj kulturës.

72 vjeçari tha se nuk kishte qëllim ta variste kryeministrin, por vetëm ta dëmtonte dhe u ndje i lehtësuar kur mësoi se Fico kishte mbijetuar.

Ngjarja e vitit të kaluar tronditi vendin e Bashkimit Europian, ku Fico ka qenë prej kohësh një figurë përçarëse. Ai është kritikuar për largimin nga rrufa pro perëndimore dhe afrimin e Sllovakisë me Rusinë.

Nga të shtënat Fico u plagos në bark dhe iu nënshtrua disa ndërhyrjeve kirurgjikale. Që pas plagosjes ai është përballur me disa probleme të shëndetit, që disa herë e kanë detyruar të mungojë në aktivitete politike në vend apo jashtë Sslovakisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!