“’Bum’ kërkesash për të studiuar te Artet”, Dekani: Janë përmbushur kuotat, na kanë ardhur studentë me mesatare të lartë, dhe të huaj

schedule12:35 - 18 Tetor, 2024

schedule 12:35 - 18 Tetor, 2024

Regjisori dhe Dekani i Fakultetit të Arteve, Milto Kutali ka folur në emisionin “Pas Mesnate” për situatën aktuale në këtë universitet.

Ai ka zbuluar që si rrallëherë janë përmbushur të gjitha kuotat dhe studentët që kanë zgjedhur të studiojnë për arte janë me mesatare të lartë, të cilët mund të studionin denjësisht dhe për mjekësi apo inxhinieri.

Sipas Kutalit, ka dhe student të huaj, që po ndjekin studimet në Universitetin e Arteve. Madje, këtë vit një ‘bum’ kërkesash ka pasur dega e regjisë së filmit dhe televizionit në master.

“Është për të ardhur mirë, sepse ne sa kemi mbyllur konkurset pranuese në master dhe ne si fakultet kemi kënaqësinë të provojmë se kemi pasur prurje të mira. Ne në kohën tonë dhe mbase diçka më mbrapa, ka pasur shumë sasi dhe operohej me formulën që ndryshimet sasiore na sjellin ndryshime cilësore. Ajo që më bën përshtypje tani është që nuk kemi ata lloj konkurentësh, por ka një lloj vetëdijësimi, për ata që zgjedhin rrugën e artit. Ne kemi 5 programe të studimit në Fakultetin e Artit Skenik: Interpretimin, Regjinë e Teatrit, Regjinë Skenike, Skenografinë, Kostumografinë dhe Koreografinë. Në të gjitha këto drejtime, ne kemi mbyllur pothuajse të gjitha kuotat.

Do të përpiqemi në master. Kemi pasur një ‘bum’ te regjia e filmit dhe televizionit këtë vit në master. Madje, po përpiqemi që kuotat e tjera që kemi pasur në fakultet dhe nuk i kemi plotësuar, si ato të diasposporës, po përpiqemi që t’i ndërthurim.

Kemi dhe studentë nga hapësira mbarë shqiptare, kemi pasur dhe italianë. Kemi dhe kuota të dyta, kemi kërkesa dhe i kemi pranuar. Ajo që më vjen mirë dhe që dua ta them, sidomos te regjia kemi cilësi shumë të lartë të ardhur nga shkolla e mesme. Kemi nota mesatare që do të kishim fituar dhe në mjekësi dhe në inxhinieri, por kanë zgjedhur artet”, u shpreh Katali./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!