Bullgaria shkatërron dronin e mbushur me lëndë shpërthyese në brigjet e Detit të Zi

schedule22:41 - 18 Shtator, 2023

schedule 22:41 - 18 Shtator, 2023

Ministria e Mbrojtjes e Bullgarisë njoftoi se ushtria e këtij vendi ka shkatërruar me sukses një bombë që ishte ngjitur në një mjet fluturues pa pilot në afërsi të qytetit Tulenovo, që ndodhet në brigjet e Detit të Zi.

Një fluturake pa pilot me eksploziv u gjet të dielën rreth orës 22:00, dhe siç banori lokal Radoslav Rusev, fluturakja kishte ngecur në shkëmbinj dhe bomba në të kishte një sinjalizues.

“Tulenovo nuk është qendra e botës, por kur dronët ukrainas-rus zbarkojnë në brigjet tona, gjërat bëhen ndryshe. Kjo bombë në fluturake është ende aktive dhe ka elektronikë të ndezur në të,” tha Rusev.

Më vonë, Ministria e Mbrojtjes saktësoi se në fluturakja kishte një predhë mortaje 82 mm. U vendos që të asgjësohej në vendin ku u gjet, duke qenë se ishte jashtëzakonisht e vështirë organizimi i transportit të municioneve.