“Bruno Telushi goditja e parë e Kukësit, Gega do bëjë revolucion”

schedule23:43 - 30 Korrik, 2020

schedule 23:43 - 30 Korrik, 2020

Skënder Gega është zyrtarizuar ditën e sotme si trajneri i ri i ekipit të Kukësit. Tropojani riktheu titullin kampion te Partizani sezonin e kaluar pas 26 viteve dhe të njëjtën gjë do të tentojë edhe te skuadra verilindore sezonin e ardhshëm.

Gazetari i njohur sportiv, Anton Cicani zbulon në emisionin “Pressing” në ABC News dëshirën e madhe të Gegës, që është Bruno Telushi. “Luftëtari” i mesfushës, një ndër të preferuarit e trajnerit të nënkampionëve, të cilit i ka përfunduar kontrata me “Demat”, pritet të jetë goditja e parë e Kukësit në merkato.

 

Bruno Telushi

Gega e ka pritur këtë sfidë me shumë motivim. Kukësi mund ta nisë sezonin tjetër në stadiumin e ri. Një nga synimet në merkato, mund të jetë Bruno Telushi. Është pa kontratë, Gega e ka pasur si pikë fikse kur fitoi titullin me Partizanin dhe tani e kërkon te Kukësi.

Te Kukësi, me ardhjen e Gegës, me sa jam në dijeni, do të ketë një revolucion. Gega ka kërkuar të ketë dorë të lirë në merkato dhe do të vendosë personalisht për futbollistët“, deklaron Cicani. /abcnews.al

 

Gega Skënder

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!