Në ditën e dytë të qëndrimit në Bruksel, kryeministri Edi Rama u prit nga sekretari i përgjithshëm i Nato-s Mark Rutte, në selinë qëndrore të Aleancës. Rutte vlerësoi rritjen e buxhetit të mbrojtjes ndërsa e cilësoi Shqipërine një anëtar të fortë në të cilin NATO mund të mbështetet.
“Shqipëria është një aleate e palëkundur. Shqipëria do të mbërrijë 2% e shpenzimeve ushtarake këtë vit, që është një angazhim i madh. Shqipëria po zhvillon bazën e saj industriale, përfshi edhe përmes ndërmarrjeve të veta shtetërore, çka është e rëndësishme, sepse na duhet një bazë më e fortë industriale në mbarë NATO-n.”
Kryeministri Edi Rama u angazhua për rijetëzim të kapaciteteve të mbrojtës ndërsa prioritet mbetet ndërtimi i portit ushtarak në Porto Romano në bashkëpunim me NATO-n.
“Po rinisim rilindjen e industrisë sonë, jemi shumë të prirur të diskutojmë me ju punën e mëtejshme që duhet bërë për të bërë të mundur portin e ri ushtarak në Shqipëri në Porto- Romano dhe sigurisht jemi këtu edhe për të folur së bashku për mënyrat me të cilat mund të qasemi në programin “Safe” të BE, i cili sa i takon sigurisë, shkon përtej perimetrit të vendeve të BE-së dhe mund të jetë i dobishëm dhe për vendet e NATO-s në Europë.”
Rutte vlerësoi edhe kontributin e shqipërisa sa I përket mbrojtjes dhe sigurisë.
“Ju po ndihmoni shumë me Ukrainën, për shembull, përmes komandës tonë në Ëiesbaden, ku kemi një mision shqiptar, por po kështu, përmes trajnimit gjuhësor për partnerët në luftime, për teknikët, kështu që po bëni shumë kur vjen fjala për Ukrainën. Edhe jashtë Shqipërisë ju po merrni pjesë në Forcat Atlantike në Letoni, në Bullgari jeni aktiv në Kosovë përmes KFOR-it, kështu që vërtetë po bëni shumë më tepër, përtej madhësisë tuaj”
Shqipëria ka nisur përgatitjet për organizimin e samitit të Nato-s të vitit 2027. Një angazhim ky që dëshmon jo vetëm rolin e vendit tonë në arenën ndërkombëtare, por edhe përgjegjësinë e saj si vend anëtar i Aleancës./abcnews.al


