Marcelo Brozovic mendohej se do të ishte një nga lojtarët që do të largohej nga Interi këtë merkato vere, por mesfushori kroat, ka shkruar një mesazh për tifozët zikaltër, ku ka theksuar se do të vazhdojë të luftojë edhe për shumë kohë për fanellën e ekipit blu të Milanos.
Në Instagramin e tij zyrtar, Brozo shkroi: “Të dashur njerëz zikaltër, për respektin e madh që kam për këtë fanellë, kurrë nuk u jam përgjigjur të gjitha gjërave që janë shkruar për mua javët e fundit dhe nuk do ta bëj tani. Thjesht për të thënë që gjithmonë kam dhënë gjithçka për këtë fanellë dhe për këtë qytet ku ndihem vërtet si në shtëpinë time.
Mendoj se kam dhënë edhe disa emocione, si kur kemi ndarë gëzimet në derbi. Unë e dua këtë fanellë, e dua Milanon dhe mezi pres të luftoj për shumë kohë me këto ngjyra zikaltër”, thuhet në mesazhin që përmbahet në letrën drejtuar tifozëve të tij./abcnews.al
Marcelo Brozovic mendohej se do të ishte një nga lojtarët që do të largohej nga Interi këtë merkato vere, por mesfushori kroat, ka shkruar një mesazh për tifozët zikaltër, ku ka theksuar se do të vazhdojë të luftojë edhe për shumë kohë për fanellën e ekipit blu të Milanos.
Në Instagramin e tij zyrtar, Brozo shkroi: “Të dashur njerëz zikaltër, për respektin e madh që kam për këtë fanellë, kurrë nuk u jam përgjigjur të gjitha gjërave që janë shkruar për mua javët e fundit dhe nuk do ta bëj tani. Thjesht për të thënë që gjithmonë kam dhënë gjithçka për këtë fanellë dhe për këtë qytet ku ndihem vërtet si në shtëpinë time.
Mendoj se kam dhënë edhe disa emocione, si kur kemi ndarë gëzimet në derbi. Unë e dua këtë fanellë, e dua Milanon dhe mezi pres të luftoj për shumë kohë me këto ngjyra zikaltër”, thuhet në mesazhin që përmbahet në letrën drejtuar tifozëve të tij.


