Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Britney Spears martohet sot, zbulohen detaje nga ceremonia private

schedule10:35 - 9 Qershor, 2022

schedule 10:35 - 9 Qershor, 2022

Britney Spears do të martohet sot me të fejuarin e saj, Sam Asghari. TMZ raporton se këngëtarja me famë botërore dhe Sam do të organizojnë një ceremoni intime me rreth 100 të ftuar. Lajmin e kanë konfirmuar burime pranë këngëtares, e cila e ka mbajtur të fshehtë lajmin.

Në ceremoni do të marrë pjesë vetëm vëllai, Bryan ndërsa prindërit dhe e motra, Jamie Lynn nuk janë ftuar. Kjo ishte e pritshme duke marrë parasysh faktin se ajo ka pasur një raport jo të mirë me prindërit, të cilët i ka akuzuar për të gjitha vështirësitë që ka kaluar gjatë 13 viteve të kujdestarisë.

Lajmi i dasmës vjen vetëm pak javë pasi çifti u përball me abortin spontan, lajm të cilin e zbuluan dhe për ndjekësit. Sakaq, kujtojmë që Britney po përgatitej prej kohësh për dasmën. Madje, pati zbuluar në mars se fustanin do ta punonte Donatella Versace.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!