Britanikët zbulojnë “hallin” e Putinit që e çoi te kërcënimet me armë bërthamore

schedule15:14 - 28 Shkurt, 2022

schedule 15:14 - 28 Shkurt, 2022

Sekretari i Mbrojtjes Ben Wallace ka deklaruar se vendosja në gatishmëri të lartë e armëve bërthamore, është një përpjekje për të shpërqendruar njerëzit nga ajo çfarë po ndodh në Ukrainë, shkruan BBC

Wallace tha se gjithashtu se ukrainasit kishin treguar një rezistencë të fortë ndaj Rusisë.

Putin nga ana tjetër ka deklaruar se urdhri për të pushtuar Ukrainën ishte për shkak të agresionit të Perëndimit dhe NATO-s, por njoftimi i tij nuk do të thotë se Rusia synon të përdorë armët e saj bërthamore.

BE-ja më pas njoftoi një sërë sanksionesh të mëtejshme të paprecedentë kundër Moskës, duke përfshirë ndalimin e të gjithë avionëve rusë nga hapësira e saj ajrore dhe ndalimin e mediave shtetërore Sputnik dhe Russia Today në BE, raporton abcnews.al

BE tha se do të financojë gjithashtu blerjen dhe dërgimin e armëve në Ukrainë. Korrespondenti i BBC-së, Gordon Correra, tha se qëllimi i Putinit është të pengojë mbështetjen e NATO-s për Ukrainën duke krijuar panik se sa larg mund të shkojë presidenti rus.

Përtej kufijve të Ukrainës, reagimi ndërkombëtar ka qenë shumë më i shpejtë dhe më i ashpër se sa ai ka menduar, duke shkaktuar dëme serioze në ekonominë ruse. Duke përjashtuar mundësinë e pamundur për një marrëveshje paqeje, ne mund të presim një rritje të ofensivës ruse në qytetet e Ukrainës.

Sulmi ushtarak i Rusisë ka hyrë në ditën e tij të pestë, me qytete në të gjithë Ukrainën në gatishmëri të lartë pasi kryeqyteti Kiev dhe qendrat kryesore të Kharkiv dhe Chernihiv u shenjestruan nga forcat ruse gjatë natës.

Të tre qytetet mbeten nën kontrollin e Ukrainës, por Rusia ka përparuar në jug, duke marrë qytetin port të Berdyansk ndërsa vazhdojnë luftimet për të marrë në kontroll një tjetër port të rëndësishëm Mariupol.

/abcnews.al