Britania nisi sot lirimin e parakohshëm të të burgosurve, një masë e vendosur nga qeveria e re e Keir Starmer për shkak të mbipopullimit në burgjet e vendit. Në fazën e parë, rreth 1750 të burgosur do të lirohen, shumë prej të cilëve janë dënuar për dhunë në familje.
Masa parashikon që tashmë të burgosurit do të lirohen pas vuajtjes së 40% të dënimit dhe jo 50% që aplikohej deri më tani. Qeveria pretendon se kjo është e vetmja mënyrë për të përballuar mungesën e qelive në burgjet e vendit.
Për shembull, në fund të gushtit kishte vetëm 83 qeli bosh meshkujsh në burgjet britanike. Në total, popullsia e të burgosurve arriti në 89,000. Nga masa përjashtohen ata që janë burgosur për abuzim seksual, krime të rënda të dhunës dhe terrorizëm.
Në tetor pritet lirimi i parakohshëm i 2000 të burgosurve të tjerë.
/abcnews.al