Britania, Italia dhe Japonia nisin punën për krijimin e një avioni luftarak të gjeneratës së re

schedule09:17 - 9 Dhjetor, 2022

schedule 09:17 - 9 Dhjetor, 2022

Japonia do të bashkëpunojë me Mbretërinë e Bashkuar dhe Italinë për të zhvilluar një avion luftarak të gjeneratës së ardhshme deri në vitin 2035, njoftuan sot qeveritë e tre vendeve, ndërsa arkipelagu kërkon të forcojë mbrojtjen e tij në sfondin e një mjedisi të tensionuar gjeopolitik.

Tokio, Londra dhe Roma po fillojnë një “projekt ambicioz për të zhvilluar një avion luftarak të gjeneratës së ardhshme”, një program që ata e quajtën GCAP (Programi Global Combat Air”, thanë tre qeveritë.

Bashkëpunimi i tyre, i cili pritet të bazohet pjesërisht në kërkimin që tre partnerët kanë bërë tashmë në teknologjitë më të avancuara , veçanërisht mjetet ajrore pa pilot, shënon herën e parë që Japonia ka zgjedhur partnerët evropianë për të zhvilluar një avion luftarak.

Qeveria britanike synon që modeli i ri të mund të përdoret deri më 2035 dhe të shërbejë si pasardhës i modelit RAF Typhoon.

Ambiciet e Britanisë janë për krijim të një aeroplani të shpejtë – më të shpejtë sesa shpejtësia e zërit – dhe që ai të ketë sensorë të avancuar dhe inteligjencë artificiale, për t’i ndihmuar pilotit në rast të mbingarkesës apo stresit të madh.

Modeli i ri – Tempest – pritet të ketë edhe kapacitet për të lëshuar armë hipersonike. Modeli i ri është duke u zhvilluar pas shqetësimeve të zyrtarëve ushtarakë se Britanisë është duke iu rrezikuar dominimi ajror.

“Siguria e Mbretërisë së Bashkuar, sot dhe për gjeneratat e ardhshme, do të jetë gjithmonë me rëndësi të veçantë për këtë Qeveri”.

Autoritetet britanike kanë thënë se edhe shtetet tjera mund t’i bashkohen programit.

Franca, Gjermania dhe Spanja veçse kanë nisur të punojnë së bashku për një dizajn tjetër – ashtu sikurse Shtetet e Bashkuara./abcnews.al/