Britania e Madhe/ Familja mbretërore do të marrë nga shteti shumën “e paimagjinueshme”

schedule16:56 - 7 Janar, 2025

schedule 16:56 - 7 Janar, 2025

Familja mbretërore ka qenë në qendër të diskutimeve për financat e saj në vitin 2024 dhe e njëjta gjë do të ndodhë në vitin 2025. Si çdo vit, edhe këtë vit, shteti britanik do të japë një shumë parash për monarkët e vendit, e cila tejkalon çdo precedent.

Duhet theksuar se familja mbretërore do të marrë këtë shumë të paimagjinueshme parash, në të njëjtën kohë që shteti po përpiqet të mbledhë para për të mbuluar nevojat dhe detyrimet e tjera.

Shuma e madhe që do të marrë familja mbretërore nga shteti britanik për vitin 2025

Në vitin 2024, familja mbretërore ka marrë shumën prej 45.000.000 paundë angleze, ndërsa këtë vit shuma gati trefishohet. Për të qenë të saktë, anëtarët e familjes mbretërore prillin e ardhshëm do të marrin 132.000.000 paund, ç’ka ka bërë që të shpërthejë një skandal i madh.

CEO i Republic, Graham Smith, u shpreh për këtë çështje, duke mos e fshehur acarimin e tij me këtë vendim.

“Po flasim për para publike. Kjo shumë vjen nga qeveria, e cila aktualisht nuk është në gjendje të mbulojë nevojat elementare si shkolla, spitale, polici etj. Prandaj jo vetëm që nuk duhet të rritet, por edhe të ulet”, tha ai.

Nga ana e tij, Buckingham pohoi në njoftimin e tij se një pjesë e madhe e kësaj shume do të ndahet për rinovimin dhe riparimin e pallatit, por megjithatë nuk i bindi britanikët. Në fakt, ka shumë që argumentojnë se si grantet e qeverisë mbretërore ashtu edhe të ardhurat personale të Mbretit Karli III dhe princit William duhet të shqyrtohen me kujdes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!