“Brez i lodhur, dua dashurinë e stilit të vjetër”, partnerja e Neymar “zjarr”

schedule14:40 - 4 Janar, 2021

schedule 14:40 - 4 Janar, 2021

E dashura e Neymar, Natalia Barulich, nuk nguron të provokojë në rrjetet sociale. Modelja amerikane shpesh herë shfaqet pothuajse e zhveshur në postimet e saj dhe format e saj të trupit ndezin me të drejtë imagjinatën e ndjekësave të saj.

Këtë herë 28-vjeçarja ka zgjedhur të postojë një foto të saj me të brendshme të kuqe, ku Natalia është më sensuale se kurrë. “Unë dua vetëm atë dashurinë e vjetër, llojin e cilësisë së mirë të dashurisë… gjenerata e some është në një gjendje të vështirë”, shkruan ajo krahas fotos.

 

Kujtojmë që vitin e kaluar Barulich ishte në një lidhje me këngëtarin e njohur Maluma, por duke filluar nga shkurti i 2020 ajo është krah sulmuesit të PSG-së. Çifti poston herë pas herë foto me njëri tjetrin dhe mesa duket marrëdhënia e tyre po shkon më së miri. /abcnews.al