Shkodër – Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar sonte në Shkodër.
Raportohet se rreth orës 20:40, në lagjen Skënderbeg, Kristian Kroni. ,për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një lokali “Bar-Kafe” në pronësi Nikolle Dushaj.
Nga verifikimet paraprake nuk ka persona të lënduar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Shërbimet e Policisë po krehin zonën me qëllim kapjen e autorit. /abcnews.al/