Brenda banesës së Aurel Hoxhallarit/Dyshohet se janë torturuar shumë shtetas

schedule15:19 - 5 Shkurt, 2018

schedule 15:19 - 5 Shkurt, 2018

Vila një katëshe e cila ndodhet në pronësi të Aurel Hoxhallarit, dyshohet se është përdorut edhe si ambient për të torturuar e shantazhuar shumë persona me qëllim vjeljen e gjobave. Brenda beneses u gjeten shumë armë të kalibrave të ndryshme, ku policia dyshon se mund të jenë përdorur në disa ngjarje të rënda kriminale të pazbardhura në vend.

 Banesa e Aurel Hoxhallarit, personi i akuzuar nga policia se ka organizuar dhe porositur vrasjen e Devi Kasmit, vijon të qëndrojë e rrethuar si skenë krimi nga uniformat blu.

 

Brendë vilës luksoze, e cila ndodhet në Kodër Mëzes u gjentën arsenal i vertetë armësh, si snajpera, automatikë, pistoleta, mina me telekomante e deri te raketahedhës.

 

Këto armë theksojnë burime nga policia e kryeqyteti, dyshohen se mund të jenë përdorur edhe në disa ngjarje të rënda kriminale të ndodhura në vend gjatë dy viteve të fundit.

Grupi hetimor ka dërguar për kwqyrje balistike pranë laboratorit të policisë shkencore për të ekzaminuar nëse ato armë përputhen me krimet krimet e pazbardhura të ndodhura në Tiranë, Vlorë, Durrës apo edhe në Shkodër.

Gjithashtu, pas sekuestrimit të kamerave të sigurisë të cilat ishin vendosur në të gjithë perimetrin e vilës njëkatëshe, ekspertët kanë mbledhur të gjithë shenjat e gishtërinjve të personave që kanë qëndruar në banesë. Dyshimet janë se në ambientet e brendshme të saj, banda kriminale e drejtuar nga Aurel Hoxhallari, i cili ndodhet në arrati kanë torturuar e shantazhuar disa persona me qëllimin e vetëm  për të përvetsuar para. Këto shtetas nuk kanë bërë kallzim në polici nga frika e ndonjë hakmarrje të mundshme të bandës kriminla, e cili kishte si pjestarë edhe personat arrestuar si Elton Halipaj, Malvin Dinellari dhe Elton Hoxhallari.

 

Ndërkohë prokuroria ka zbardhur edhe procesverbalin e vrasësit me pagesë të ardhur nga Greqia, Efthymiou Efthymious.Ai ekzekutoi në mënyrë mafioze mbrëmjen e 29 janarit Devi Kasmin poshtë shtëpisë së këtij të fundit në lagjen “Kongresi i Manastirit”.

 

Nga dokumenti shihet se 41-vjeçarit grek i janë sekuestruar një shumë parash, prej rreth 2 mijë euro, pasaportë greke me emrin e tij, patentë greke, celular, kartë debiti, etj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!