Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj ka bërë një sërë reagimesh pasi mesfushori Christian Eriksen pësoi arrest kardiak në ndeshjen Danimarkë-Finlandë.
Pas problemit shëndetësor që Eriksen pësoi duke rënë pa ndjenja në fushë, Brataj u shpreh se nuk ishte një mrekulli nga Zoti që mesfushori mbijetoi, por ishte ndërhyrja e duhur e stafit mjekësor ajo që e shpëtoi.
Së fundmi, kreu i Urgjencës Kombëtare ka publikuar edhe një video në të cilën ilustron atë që ndodhi me zemrën e lojtarit dhe ndikimin që pati ndihma e parë për ta mbajtur gjallë. Ky event, sipas Bratajt ndodh 1 person në 1.000.
POSTIMI