Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ndonëse është ende i izoluar, pasi u prek nga koronavirusi, ka raportuar para kryeministrit Edi Rama, përballë edhe specialistëve të tjerë të fushës, sa i takon situatës në vend.
Gjatë fjalës së tij, Brataj parashtroi disa nga shifrat mbi numrin e thirrjeve telefonike pranë 127 dhe 0800.
Brataj bëri të ditur se kur ka qenë piku më i lartë i telefonatave dhe i shtrimeve.
Sipas Brataj fluksi ka ardhur duke u ulur.
Rama: Po doktor më duket se ngritët dorën. Të trajtova si në kovaleshencë , nuk desha të të përfshij…urdhëro?
Brataj: Është shumë interesnte se sot bëmë një analizë të të gjithë shifrave, që ndoshta tregon ecurinë më së miri, sepse si të thuash, ne jemi termometri i kësaj gjëje pasi kontakti i parë i qytetarëve jemi ne.
133 443 thirrje kanë ardhur vetëm gjatë muajit mars, rreth 15 000 thirrje të ardhura në numrin 0800. Nga rreth 150 mijë thirrje të kryera, nga të cilat kemi patur 66 400 vetëm për koronavirusin, dhe janë triazhuar 8014 nga njësia e koordinimit, e cila ka vlerësuar se 222 kanë qenë misione të drejtuara tek spitali.
Piku i thirrjeve ka qenë në datën 14 mars me 8232 thirrje. Ndërsa në këtë moment, vetëm sot jemi 3656 thirrje. Këto janë indikatorë shumë të rëndësishëm.
Ndërkohë që piku i shtrimeve me Covid-19 ka qenë në datën 27 mars, janë bërë 25 shtrime në gjithë Shqipërinë.
Ndërsa në datën 2 prill patëm vetëm 13 shtrime, gjë e cila tregon uljen e këtyre thirrjeve, misioneve, që do të thotë dhe uljen e shpërndarjes së virusit, falë masave që kemi marrë më parë.
Rama: Faleminderit shumë, e kuptoj shumë mirë se cili është mesazhi bazë i kësaj gjëje, po ecim shumë mirë por nuk ka vend për të lëshuar asnjë milimetër terren dhe rezultatet e deritanishme, nuk janë për tu lëshuar dhe relaksuar, por arsye për tu motivuar më shumë./abcnews.al

