Brdariç: Më kënaq shpirti i garës, ndaj Kukësit humbje që sjell zhgënjim

schedule19:27 - 29 Nëntor, 2020

schedule 19:27 - 29 Nëntor, 2020

Vllaznia pësoi sot humbjen e parë të sezonit të ri ndaj Kukësit, duke u mundur me shifrat 2-4 nga Kukësi. Pas ndeshjes për Supersport foli trajneri i klubit shkodran, Thomas Brdariç.

“Jam i kënaqur me shpirtin e garës së skuadrës. Sot ishte humbja e parë e sezonit. Është humbje që sjell zhgënjim, por duhet ta kalojmë sepse nuk ka kohë për të kaluar këtë ndeshje. Do e analizojmë ndeshjen dhe do gjejmë gabimet.

Nuk mund të jemi gjithmonë mirë. Ishim në gjendje të mirë psikologjike sepse kishim fituar, por tani do duhet të provojmë të rikthehemi dhe të luftojmë. Filluam shumë mirë. Nuk dua të flas shumë rreth gabimeve individuale.

Në fitojmë dhe humbin së bashku. Kemi humbur një ndeshje dhe duhet të ringrihemi sepse na pret një tjetër ndeshje e vështirë. Zgjodhëm të luanim më dy sulmues, nuk e di nëse do luaja në të njëjtën mënyrë. Na munguan dy lojtarë të rëndësishëm dhe do shohim sesi do luajmë në ndeshjen e ardhshme”, u shpreh Brdariç. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!