Eno Bozdo e ka quajtur të pamjaftushme paketën e dytë për të përballuar krizën që qeveria ka akorduar. Në studion e “Log.” me Endri Xhafon, anëtari i Kryesisë së PD zbuloi se qeveria ka përfituar 500 milion dollarë nga rritja e çmimeve gjatë tetë muajve.
Nisur nga kjo Bozdo thotë se paketa për qytetarët është qesharake, pasi ka vetëm indeksim. Sipas tij, ndonëse arka e shtetit është mbushur si pasojë e rritjes së çmimeve, kjo nuk po iu kthehet qytetarëve, siç po veprojnë vende të tjera, me anë të subvencionimeve.
Pjesë nga diskutimi në studio:
Eno Bozdo: Është indeksim dhe vazhdon të jetë i pamjaftueshëm. Në tetë muajt e parë të këtij viti shqiptarë kanë paguar 190 milionë euro plus vetëm me inflacionin. Qeveria ka të ardhura plus 500 milion dollarë nga rritja e çmimeve.
Bardhi Sejdarasi: Kjo është e turpshme ta thuash në emision
Eno Bozdo: S’kam ardhur të bëj debat me ty. Ministria ndan çfarë ka ardhur nga mirëadministrimi dhe rritja. Kjo nuk është e vërtetë se shumica ka ardhur nga rritja
Anila Denaj: 324 nga tetë mujori janë të dhënat. Nuk është e gjitha nga rritja e çmimeve
Eno Bozdo: Shqiptarët sot paguajnë dy herë nga rritja e çmimeve, por paguan edhe për fakti se nuk po i rritet rroga me këtë ritëm. Në 10 vitet e fundit rroga mesatare është rritur 25% në total. Në këto 10 vite inflacioni është 12%. Sektori shtetëror ka bërë rritje minimale. Fuqia blerëse ka rënë. Jemi më të varfër sot se 10 vite më parë. Nuk është paketë ndihme vetëm indeksim. Është thellësisht e pamjaftueshme. Ku është ndihma që i jepet shtresës së mesme? Është pjesa më e goditur. Janë 80 mijë familje që konsumojnë në periudhën e ftohtë të vitit më shumë se 300 këh. Qeveria nuk ta thotë kurrë sesa është konsumi në dimër. Praktikisht do të hyjnë në vështirësi më të mëdha. Çfarë qeveria shqiptare ka dhënë nga ajo që ka fituar nga kriza është qesharake. Ti kthehet mbrapsht qytetarëve. Pse paketa e Kosovës e dyta qenka mbi 100 milion euro.
g.v/abcnews.al